Drejtori sportiv i PSG-së takohet me portierin e Chelseat

  • 21 March 2018 - 09:59
Drejtori sportiv i PSG-së takohet me portierin e Chelseat

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit, Antero Henrique, u takua muajin e kaluar me portierin e Chelseat, Thibaut Courtois, për të diskutuar transferimin e tij të mundshëm te gjiganti francez, raporton Le Parisien.

Përfaqësuesi belg u lidh ngushtë me një kalim te Real Madridi këtë verë, transferimi që asnjëherë nuk ndodhi.

Megjithatë, tani lideri i Ligë 1 të Francës mban shpresa se do të mundë ta transferojë Courtoisin për ta zëvendësuar Alphonse Areola. 

 

(Kosova Sot)