Asensio insiston: Zidane nuk më bëri padrejtësi

  • 21 March 2018 - 12:03
Asensio insiston: Zidane nuk më bëri padrejtësi

Marco Asensio ka hedhur poshtë sugjerimet se trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i ka bërë padrejtësi.

Asensio e ka ngritur veten në një prej yjeve më premtuese të futbollit botëror me performancat e tij – dhe sidomos golat spektakolar.

Talenti 22 vjeçar ishte impresiv dhe ka pasur kritika se Zidane mund të ketë qenë i padrejtë me të, por Asensio nuk mendon kështu.

“Padrejtësia nuk është fjala e duhur për t’u përdorur. Për shkak të disa gjërave, ai zgjodhi tjerë”.

“Ishte gabimi im dhe përgjegjësia ime kur isha jashtë ekipit. Dinamika e ekipit nuk ishte aq e mirë dhe unë nuk kam pasur shumë minuta”.

“Doja të bëja gjithçka për 10 minutat që i kam pasur. Në këto momente ju duhet të jeni mentalisht të fortë”.

“Tash ai po më jep besimin. Mendoj se edhe në sulm edhe në mbrojtje ne jemi më kompakt dhe duhet të vazhdojmë kështu në këtë linjë. Ne jemi në një pozitë shumë të mirë”, u shpreh Asensio

(Kosova Sot)