Can i hapur për të luajtur në të gjitha ligat e mëdha evropiane

  • 21 March 2018 - 17:47
Can i hapur për të luajtur në të gjitha ligat e mëdha evropiane

Mesfushori i Liverpoolit, Emre Can, që në fund të sezonit do të jetë lojtar i i lirë, nuk ka përjashtuar asnjë mundësi.

Gjermani nuk ka dhënë ndonjë detaj apo shpresë se do të qëndrojë, por as nuk ia ka mbyllur derën ndonjë skuadre dhe asnjë lige evropiane.

Nuk dua të përjashtoi asgjë”, ka thënë Can për Suddeutsche Zeitung.

Nuk e di se çfarë do të ndodh në verën e ardhshme, por jam i sigurt të them se kualitet e mia janë të mjaftueshme për të luajtur në çdo klub të madh”.

“A mund të rikthehesh në Bundesliga? Pse jo, por më duhet të pranojë se niveli ka rënë dukshëm në vitet e fundit”.

Liga Premier mund të shpenzojë shumë para në transferime dhe kjo është shumë e rëndësishme për lojtarët”.

“Po bëjë mirë në Angli tani për tani, por La Liga është shumë tërheqëse. Por, edhe Serie A është rritur në vitet e fundit, ashtu edhe Ligue 1, një nga më të rëndësishme në Evropë”, ka shtuar Can

(Kosova Sot)