Kosova pëson debakël nga Portugalia

  • 21 March 2018 - 20:41
Kosova pëson debakël nga Portugalia

Kosova U-19 nuk e ka nisur mirë turneun Elite Raund pasi që ka humbur nga Portugalia U-19 më rezultat 5-0

Sonte në kuadër të grupit të pestë të Elite Round, Kosova U-19 ka pësuar humbje nga Portugalia me rezultat të pastër, 5-0.

Portugezët ishin me të disponuar për lojë dhe ata shënuan që në rastin e parë me anë të Correia në minutën e 6 të takimit.

Ata e dyfishuan epërsinë në minutën e 11 me anë të Jose Gomes.

Edhe pjesën e dytë portugezët e filluan më mirë pasi që në minutën e 52 realizuan golin e tretë. Kësaj radhe golëshënues ishte Joao Filipe.

Dy golat e fundit erdhën nën në minutat shtesë të takimit. Se pari shënoi Gedson Fernandes nw minutwn e 92 kurse nw minutwn e 95 shwnoi Dju Mesaque.

Kosova gjendet në grupin e pestë të kësaj gare bashkë me Sllovakinë dhe Irlandën të cilat i ndanë pikët sot, 1-1 në ndeshjen e tyre më të hershme. 

Renditja Elite Round  - Grupi i 5

1.       Portugalia

2.       Irlanda

3.       Sllovakia

4.       Kosova

(Kosova Sot)