Gjermani – Spanjë, formacionet e mundshme

  • 23 March 2018 - 11:04
Gjermani – Spanjë, formacionet e mundshme

Gjermani – Spanjë, miqësorja e luksit zhvillohet sonte në stadiumin “ESPRIT Arena” të Dyseldorfit.

Dy skuadrat përfaqësuese që kanë fituar titujt e fundit Botërorë, Gjermania dhe Spanja do të vihen përballë në orën 20:45, në stadiumin “ESPRIT Arena” të Dyseldorfit, në një miqësore luksi tepër të veçantë, ku pritet të bëjnë edhe korrigjimet e fundit në prag të botërorit të ardhshëm, që do të startojë në Rusi, më datën 14 qershor.

Kampionët në fuqi të botës nuk kanë pësuar luhatje dhe vazhdojnë të kryesojnë renditjen e FIFA-s, të shkëputur ndjeshëm nga Brazili, që pozicionohet në vendin e dytë, gjithsesi drejtuesit e Deutscher-Fussball-Bund kanë menduar edhe për “pentakampeonët”, sepse të martën e ardhshme, pas Spanjës, “Die Mannschaft” do të masë forcat pikërisht me “verdhjeshilët” e Tites në “Olimpiastadion” të Berlinit.

Nëse Gjermania dhe Brazili konsiderohen si ekipet favoritë për të triumfuar në finalen e “Luzhnikit” më 15 korrik, prapa nuk mbetet as “furia roja”, përfaqësuese që nuk mund të nënvlerësohet në nivele të tilla, sepse që pas eliminimit në evropian nga Franca dhe zëvendësimit të veteranit Vicente Del Bosque, Spanja nën drejtimin e ish-portierit Julen Lopetegui tashmë numëron plot 16 ndeshje pa humbje, raporton Gazeta Express.

Formacionet e mundshme të publikuara nga “Mundo Deportivo”:

 

Image

(Kosova Sot)