FIFA gjobit katër klube për parregullsi në transferime
?FIFA ka gjobitur Benfica dhe Sporting Lisbon, ashtu si Celta Vigo dhe Rayo Vallecano për përfshirjen e palëve të treta në merkaton e lojtarëve.
Qeveria e futbollit ka bërë të ditur të enjten se do të penalizohen klube dhe federata të ndryshme që shkelin rregullat e FIFA-s, por nuk ka zbuluar se cilat kanë qenë transferimet e parregullta.
Benfica, vendi i dytë në kampionatin portugez është gjobitur me 110 mijë euro dhe të njëjtën gjobë ka marrë skuadra tjetër e Lisbonës, Sportingu.
Gjithashtu janë gjobitur me nga 65 mijë euro Celta dhe Vallecano për përfshirje të parregullt të palëve të treta në tratativa merkatoje.
(Kosova Sot)