Juventus apo Bayern Munich? Emre Can në 'telashe'

  • 19 April 2018 - 15:01
Juventus apo Bayern Munich? Emre Can në 'telashe'

Edhe Bayern Munichu ka hy në garë për Emre Canin.

Mbetet akoma për t’u përcaktuar e ardhmja e Emre Can, Juventusi është në pole-position për të firmosur me mesfushorin e kombëtares gjermane, i cili është në fund të kontratës me Liverpoolin.

Në mes është futur Bayern Munich. Kampionët e Gjermanisë kërkojnë të transferojnë mesfushorin në “Alianz Arena”, i cili tashmë është i dyzuar se cilin klub të zgjedhë për të vazhduar karrierën mes Juves dhe Bayernit.

Can u transferua te Liverpooli në vitin 2014 nga Bayer Leverkusen, duke bërë 166 paraqitje në të gjitha garat, teksa ka shënuar 14 gola. 

(Kosova Sot)