Juventusi favorit për Martialin

  • 20 April 2018 - 13:44
Juventusi favorit për Martialin

Martial pritet të largohet nga Manchester United. Lyon, Juve e shumë skuadra tjera evropiane e duan talentin francez.

Juventusi është favorit para Lyon për të nënshkruar me anësorin e Manchester United, Anthony Martial.

Sipas “The Sun”, Martial dëshiron më shumë të luajë në Serie A se sa të kthehet në Ligue 1.

22 vjeçari shkëlqeu me Monacon si dhe në vitin e parë në “Old Trafford”, por ai nuk po pëlqehet nga Jose Mourinho. Martial ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në qershor të 2019.

Këtë sezon, francezi ka realizuar 11 gola dhe ka dhuruar 10 asiste në 42 paraqitje për Manchester United. 

(Kosova Sot)