Mesazhi i Iscos pas rënies së Malagas nga La Liga: “Ndjenja kurrë nuk vdes, do të rikthehemi”

  • 20 April 2018 - 15:59
Mesazhi i Iscos pas rënies së Malagas nga La Liga: “Ndjenja kurrë nuk vdes, do të rikthehemi”

Malaga tashmë edhe zyrtarisht ka rënë nga divizioni i parë i futbollit Spanjoll apo nga La Liga dhe sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në Segunda Devision.

Me 17 pikë prapa vendit të 17’të që do t’i siguronte mbijetesën dhe me vetëm 5 ndeshje deri në fund të këtij sezoni të rregullt në La Liga, ekipi Andaluzian tashmë nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Segunda B.

Për rënien nga La Liga, nuk kanë munguar ngushëllimet e shumta nga ish lojtarë të këtij ekipi duke përfshirë edhe lojtarin e Real Madridt, Isco, qw ka postuar në rrjetet sociale: “Ndjenja kurrë nuk vdes, kudo që është, do të rikthehemi, ne gjithmonë e bëjmë atë”. 

(Kosova Sot)