Donnarumma në PSG?

  • 20 April 2018 - 16:01
Donnarumma në PSG?

Paris Saint-Germaini është duke insistuar për Gianluigi Donnarumman.

Mino Raiola, agjenti i Gianluigi Donnarummas, është duke e shtyrë portierin e Milanit drejt klubit francez, Paris Saint-Germain – që mund të kushtojë 60 milionë euro, raporton “France Football”.

19 vjeçari u bë këtë muaj lojtari më i ri që bën 100 paraqitje në Serie A.

Ai nuk e ka të garantuar të ardhmen në “San Siro”, nga ku ishte afër të largohej edhe verën e vitit 2017, por me një marrëveshje dypalëshe, gjithçka ndryshoi, e duket të ketë qenë e përkohshme pasi PSG e do me çdo kusht italianin në “Parc des Princes”.

Raportohet se nga 100 milionë, që është çmimi i Donnarummas, ai mund të transferohet në Francë për 60 milionë euro, Mino Raiola mund ta bëjë të mundshme këtë gjë, shkruan më tej France Football. 

(Kosova Sot)