Barcelona mund ta harrojë eliminimin nga Liga e Kampionëve nëse e fiton Kupën e Mbretit

  • 20 April 2018 - 21:11
Barcelona mund ta harrojë eliminimin nga Liga e Kampionëve nëse e fiton Kupën e Mbretit

Fitimi i Kupës së Mbretit mund ta ndihmojë Barcelonën për të lëvizur përpara dhe për ta harruar zhgënjimin që pësuan ata në Ligën e Kampionëve.

Kështu ka thënë trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde.

“Ta fitosh Kupën e Mbretit do të thotë se kjo është një mënyrë e mirë për ta lënë pas krahëve eliminimin nga Liga e Kampionëve”, ka thënë ai gjatë një konference për shtyp.

“Për të fituar me Barcelonën është një obligim, si në Ligën e Kampionëve, La Ligan dhe Kupën e Mbretit. Kjo është ajo që bëjnë skuadrat e mëdha”, ka thënë gjatë kësaj trajneri i Blaugranëve. 

(Kosova Sot)