Një lajm i mirë për Arsenalin – fitojnë Premier Ligën e të rinjve

  • 20 April 2018 - 23:36
Një lajm i mirë për Arsenalin – fitojnë Premier Ligën e të rinjve

Nëse ekipi senior nuk ka pasur sukses viteve të fundit, ekipi i të rinjve të Arsenalit duket se po

Ata sot kanë arritur që të kurorëzohen fitues se Premier Ligës së të rinjve.

Eddie Nketiah dhe Reiss Nelson kanë shënuar për ta mposhtur West Ham Unitedin për ta fituar Premier League 2 në stadiumin e Londrës sonte.

Edhe pse kjo ndeshje u dominua me lajmin për largimin e Arsene Ëenger në verë, të rinjtë e Arsenalit u fokusuan dhe patën një paraqitje shumë profesionale që bëri dallimin.

Golin e parë e shënoi Nketiah duke kaluar dy mbrojtës.

Kurse goli i dytë erdhi nga Nelson.

Arsenali me këtë fitore do të përfaqësohet vitin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve te të rinjve dhe nëse e ruan këtë strukturë ka mundësi të mira që ta fitojë atë.

Arsenal e fiton Premier Ligën 2 më 42 pikë, pesë më shumë se Liverpool që gjendet në pozitën e dytë. 

(Kosoa Sot)