“Ndeshje vendimtare për Napolin, jo për Juventusin”

  • 21 April 2018 - 15:00
“Ndeshje vendimtare për Napolin, jo për Juventusin”

Massimiliano Allegri, ka insistuar se dueli që do të zhvillohet në Torino është vendimtar për Napolin, por jo për Juventusin.

“Zonja e Vjetër” gjendet në pozitën e parë me katër pikë më shumë se Napoli, çka do të thotë se një triumf i këtyre të fundit – do ta bënte edhe më interesante garën për titull, kur dihet se Juventusi deri në fund do të luajë me Romën dhe Interin.

“Ne jemi më në formë psikologjike sesa Napoli. Është shumë e thjeshtë, nesër një mini-ligë fillon me pesë ndeshje, ne jemi katër pikë përpara”, ka thënë Allegri.

“Janë edhe disa pikë për të fituar titullin. Do të jetë e rëndësishme për Serie A, por nuk do të jetë vendimtare”, ka shtuar trajneri italian i cili ka konfirmuar se Paulo Dybala do të kthehet në formacion.

(Kosova Sot)