Xhaka: Ta fitojmë Europa Ligën për Arsene Wenger

  • 23 April 2018 - 20:48
Xhaka: Ta fitojmë Europa Ligën për Arsene Wenger

Granit Xhaka dëshiron që ta fitojë Europa Ligën për trajnerin Arsene Wenger

Sipas mesfushorit zviceran me origjinë kosovare ka thënë se trajner Wenger, i cili ka drejtuar skuadrën londineze për 22 vjet, duhet të largohet krenar nga ekipi në fund të sezonit dhe kjo duhet të bëhet duke e fituar Europa Ligën.

Topçinjtë presin në Etihad Stadium Atletico Madridin në gjysmëfinale të Europa Ligë, kurse Xhaka thotë se ata duhet ta fitojnë këtë ndeshje për ta nderuar menaxherin e tyre legjendar.

“Ta fitojmë trofeun për të, për tifozët por edhe për ekipin. Të gjithë e dimë çfarë ka dhënë Arsene për klubin për 22 vjet. Andaj duhet që të kemi rezultate të mira, të fitojmë dhe të kalojmë në finale të Europa Ligë.

(Kosova Sot)