Bayern ka bllokuar shitjen e Lewandowskit në Real Madrid

  • 23 April 2018 - 21:03
Bayern ka bllokuar shitjen e Lewandowskit në Real Madrid

Polaku dëshironte që të largohej nga bavarezët për një shumë të mirë parash por kampionët e Bundesligas nuk kanë dëshiruar ta shesin atë për asnjë çmim

Bayern Munich ka zgjedhur që të bllokojë shitjen e Robert Lewandowskit në Real Madrid këtë verë, pavarësisht dëshirës së sulmuesit për t’u larguar nga Allianz Arena.

Bayern pritet që ta pret në shtëpi skuadrën e Zinedine Zidane në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të enjten, me spekulimet që Lewandowski mund të largohet për në Los Blancos qysh sezonin e ardhshëm.

Madridi pritet që të forcojë sulmin për sezonin e ardhshëm duke larguar Benzeman që po vuan para goli bashkë me Gareth Bale, të cilët nuk kanë treguar asgjë sivjet, pavarësisht lëndimeve të shpeshta.

Lewandowski ishte parë zëvendësim ideal për Los Blancos, pasi që 29 vjeçari ka shënuar 39 gola në 43 paraqitje në të gjitha garat për gjermanet.

Por, Bavarezët kanë zgjedhur që të bllokojnë kalimin e Lewandowskit në Real Madrid, ku sulmuesi ka kontratë me gjermanët deri në vitin 2021.

(Kosova Sot)