Chiellini pëson çarje muskulore, mungon ndaj Interit

  • 23 April 2018 - 22:22
Chiellini pëson çarje muskulore, mungon ndaj Interit

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, do të mungojë në derbin e madh ndaj Interit.

Chiellini u detyrua që të largohej nga fusha pas një dëmtimi të pësuar vetëm 11 minuat me të filluar ndeshja.

Juventusi pësoi humbje 1-0 nga Napoli falë golit shokuesnga Kalidou Koulibaly në minutat e fundit të sfidës, por kjo nuk është humbja e vetme për Bianconerët.

Testet të hënën konfirmuan se një çarje në muskulin e kofshës e ka pësuar 33 vjeçari reprezentues i Italisë.

Me këtë disfatë, Juventusi mbetet një pikë para Napolit në garën ëpr titullin, por lëndimi i Chiellinit vështirëson luftën për trofe.

Bianconerët këtë të shtunë përballen me Interin, më pas me Bolognan, Romën dhe Veronan ndeshje këto që do të jenë përcaktuese.

Juventusi po kërkon Scudetton e shtatë rresht këtë sezon. 

(Kosova Sot)