Dzeko zbulon çfarë i tha Salahut para gjysmëfinales Liverpool – Roma

  • 24 April 2018 - 15:40
Dzeko zbulon çfarë i tha Salahut para gjysmëfinales Liverpool – Roma

Edin Dzeko i ka bërë thirrje ish-bashkëlojtarit të vet, Mohamed Salahs, të pushojë dhe mos të shënojë kundër Romës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma.

Anësori egjiptian, që u shit nga Roma në Liverpool verën e 2017-s, është duke gëzuar një sezon mahnitës debutues në “Anfield”, duke shënuar 41 gola që i kanë ndihmuar të shpallet Lojtar i Vitit në Premierligë.

Liverpool dhe Roma do të përballet sonte në orën 20:45, dhe Dzeko i ka uruar fat Salahut në thyerjen e rekordeve të golave në Premierligë, por i ka kërkuar të mos shënojë kundër ish-skuadrës.

“Shkruajmë shpesh. Kur u hodh shorti i gjysmëfinales, i shkrova dhe i urova fat në thyerjen e rekordit në Premierligë, por i thashë të pushojë kundër nesh!”, ka thënë Dzeko.

Nga 41 golat e shënuara këtë sezon, Salah nëntë i ka realizuar në Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot)