Distria e humbet finalen, por është nënkampione e Europës

  • 26 April 2018 - 18:11
Distria e humbet finalen, por është nënkampione e Europës

Distria Krasniqi ka humbur në finale kundër ruses Natalia Kuziutina

Distria Krasniqi është nënkampione e Evropës në kategorinë -52 kg. Xhudistja jonë fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian Tel Aviv 2018. 

Ajo ishte e pafat në finale, duke u mposhtur nga rusja, Natalia Kuziutina, me ippon pas shënimit të artë.

Kuziutina është medaliste e bronztë nga Lojërat Olimpike Rio 2016, derisa për herë të katërt fitoi të artën në kampionate evropiane. Vitin e kaluar u mposht në finale nga Majlinda Kelmendi.

Rrethin e parë, Distria e kaloi pa luftë, në të dytin mundi polaken, Karolina Pienkowska. Në çerekfinale triumfoi ndaj hungarezes, Reka Pupp, derisa në gjysmëfinale mposhti turken, Iren Korkmaz.

Kjo është medalja e parë e argjendtë në një kampionat të tillë për seniorë për Distria Krasniqin, që vlerësohet arritje e madhe.

 

(Kosova Sot)