Bartomeu: Është gënjeshtër, jemi të lumtur me Valverden

  • 27 April 2018 - 10:00
Bartomeu: Është gënjeshtër, jemi të lumtur me Valverden

Barcelona është e lumtur me punën që po bën Valverde dhe ai nuk do të largohet nga Camp Nou, thotë Bartomeu.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve nga Roma ishte tejet zhgënjyes për Barcelonën, që madje nisën spekulime se në fund të sezonit do të largohet Ernesto Valverde.

Por, këto zëra i ka shuar numri një i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, duke thënë se janë të lumtur me ish trajnerin e Athletic Bilbaos.

“Është gënjeshtër. Ne jemi të lumtur me të”, tha ai për “El Larguero”.

“Ky është projekti i tij, ne nuk kemi folur për këtë (për largimin). Dikush e ka thënë atë, por jo nga bordi drejtues i klubit”.

“Askush nuk dyshon te Valverde, jo edhe pas Romës. Për t’u rikuperuar nga humbja, suksesi është e duhura dhe ne tashmë e kemi fituar një titull dhe një tjetër jemi afër. Me një barazim, mund ta fitojmë atë”, shtoi mes tjerash Bartomeu. 

(Kosova Sot)