Emery nis bisedat për trajner të Arsenalit

  • 21 May 2018 - 18:51
Emery nis bisedat për trajner të Arsenalit

Unai Emery mund të emërohet trajner i Arsenalit në momente të fundit, edhe pse për momentin Mikel Arteta është favorit.

Unai Emery mund të jetë kandidati që në momentet e fundit do të emërohet trajner i Arsenalit.

Mikel Arteta, që për momentin është asistent i parë i trajnerit të Cityt Pep Guardiola, vazhdon të jetë favort për të zënë vendin e të larguarit Ëenger.

Por, gatishmëriar e spanjollit Emery, 46 vjeç, që sapo e la PSG’në e cila mori titullin e Ligue 1, e ka vënë në alarm Arsenalin.

Emery ka pasur një CV impresive edhe gjatë kohës sa ka punuar në Spanjë.

Ai kishte arritur që ta mbante Sevillan në pjesën e epërme të tabelës edhe pse klubi ka burime të vogla financiare dhe këtë e ka bërë edhe kundër Real Madridit dhe Barcelonës.

(Kosova Sot)