Pas Serbisë ndodh në Francë, penalltia fantazmë që as gjyqtari s’e di pse e akordoi

  • 21 May 2018 - 19:59
Pas Serbisë ndodh në Francë, penalltia fantazmë që as gjyqtari s’e di pse e akordoi

Pas Serbisë, kur një gjyqtar akordoi një penallti totalisht të paqenë, penalltia më palidhje ka ardhur kësaj here nga Franca

Derisa në Serbi ndeshja përcaktojë skuadrën për në Europa Ligë, në Francë po ashtu bëhej fjalë për një ndeshje shumë të rëndësishme.

Ajaccio dhe Le Havre luanin në play off për t’u futur në Ligue 1, kur pa pritur gjyqtari akordon penallti për Le Havre pas një përplasje të dy lojtarëve në Francë.

Megjithatë, Ajaccio arriti të barazoi rezultatin dhe në fund ta mposht me penallti Le Havren duke kaluar tutje në zonën e barazhit.

Ajaccio do të takohet në finale me Toulouse më 23 maj, e cila ndeshje do të përcaktojë se cila nga këto skuadra do të përformojnë në elitën e futbollit francez vitin e ardhshëm. 

(Kosova Sot)