Pogba kthehet në Juventus?

  • 22 May 2018 - 16:29
Pogba kthehet në Juventus?

Juventusi është duke synuar ta bëjë një lëvizje sensacionale duke e kthyer mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogban, në Torino, raporton Tuttosport.

Pasi është pajtuar të vazhdojë të jetë trajner i Juventusit, Massimiliano Allegri, është duke kërkuar ta sjellë në skuadër një mesfushor të famshëm.

Ai e sheh Pogban si lojtarin më ideal derisa është duke e konsideruar edhe yllin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.

Pogba u largua nga Juventusi në verën e vitit 2016.

 

 

(Kosova Sot)