Zyrtare: Pochettino edhe pesë vjet në Tottenham

  • 24 May 2018 - 17:53
Zyrtare: Pochettino edhe pesë vjet në Tottenham

Pronari dhe presidenti i Tottenham, Daniel Levy ka vendosur që ta blindojë trajnerin e tij të Tottenham Mauricio Pochettino duke nënshkruar më të kontratë pesë vjeçare

“Kam kënaqësinë të ju lajmërojë se kemi vazhuar kontratën e Mauricios edhe për disa vjet tjetra”, ka thënë ai.

“Ne kemi pasur një udhëtim të jashtëzakonshëm gjatë këtyre kohërave dhe tani klubi pritet të hyjë në një fazë tjetër të historisë se tij. Mauricio ka treguar se di ti jep shpirt skuadrës derisa ka zhvilluar një stil të lojës që e duan tifozët tonë. E di që të gjithë janë të lumtur që Mauricio është me ne”.

Pas kësaj ka reaguar edhe Mauricio Pochettino i cili ka thënë se ai do të jetë i përkushtuar për të ndërtuar një klub të ndritur në pesë vitet e ardhshme.

“Jam i nderuar që kam nënshkruar një kontratë kaq afatgjate që është me e gjata në histori të klubit dhe do të jem menaxher për ta udhëhequr këtë klub në një stadium super modern të sapondërtuar”, ka thënë Pochettino.

 

(Kosova Sot)