Ballack pranë rikthimit te Chelsea, në rolin e drejtorit sportiv

  • 24 May 2018 - 22:45
Ballack pranë rikthimit te Chelsea, në rolin e drejtorit sportiv

Michael Ballack mund të rikthehet te Chelsea.

Ish mesfushori i kombëtares gjermane sipas asaj që raportojnë mediat angleze është favoriti kryesor për tu emëruar drejtori i ri sportiv i Chelsea’it.

 Ballack ka një raport të shkëlqyer me presidentin e Bluve të Londrës Roman Abramovich që nga periudha kur mbante veshur fanellën e kësaj skuadre dhe manjati rus është gati ta rikthejë në klub gjermanin me një rol shumë të rëndësishëm.

Ballack ka luajtur me Chelsea-in nga 2006 deri në vitin 2010-të.

 

(Kosova Sot)