Kicker: Leno arrin marrëveshje me Arsenal – nesër testet mjekësore

  • 18 June 2018 - 18:45
Kicker: Leno arrin marrëveshje me Arsenal – nesër testet mjekësore

Siç pritej Bernd Leno pritet që të largohet nga Bayer Leverkusen gjatë verës dhe nesër pritet që të kalojë në Arsenal

Për shërbimet e gjermanit ishin të interesuar edhe SSC Napoli dhe Atletico Madrid por Leno thuhet se ka zgjedhur Arsenalin para këtyre dy skuadrave. Besohet se sot Leno ka arritur marrëveshje me Arsenalin, ka kryer testet mjekësore dhe nesër pritet që të zyrtarizohet si lojtar i Arsenalit. Ai pritet të nënshkruaj kontratë pesëvjeçare.

Leverkusen pritet që të fiton nga ky transferim rreth 25 milionë euro, plus bonuse. Mësohet se Leno ka pasur shumë tjetër të transferit deri në gjysmë të qershorit por tani kjo shumë nuk është më në tavolinë.

Bernd Leno kishte vendosur që në fund të sezonit të kaluar që të largohet nga Gjermania dhe Bayer Leverkusen tashmë ka nënshkruar me zëvendësimin e tij, Lukas Hradecky nga Eintracht Frankfurt.

Për Lenon thuhej që do të shitej në Napoli për 18 milionë euro por nuk kishte një ofertë konkrete nga napolitanët. Për Lenon ishin të interesuar edhe Atletico Madrid por Arsenali u tregua shumë konkret dhe tashmë ka arritur marrëveshje me londinezët.

Leno kaloi në 2011 nga VFB Stuttgart në Bayer Leverkusen dhe ja zuri vendin Rene Adlerit pasi që ai ishte demtur. Ai ka pasur 233 ndeshje në Bundesligë – të gjitha këto të luajtura për Leverkusenin


(Kosova Sot)