Tunizia dhe Anglia dhurojnë spektakël pjesën e parë
Një pjesë e parë plot spektakël është zhvilluar sonte në kuadër të Grupit G të Botërorit në Rusi
Dy gola të shënuar por shumë raste të humbura, sidomos nga Anglia.
Ky është bilanci i pjesës së parë në mes të Tunizisë dhe Anglisë që po zhvillohet sonte.
Anglezët filluan fuqishëm dhe dy herë sulmuan golin për 5 minuta, por goli erdhi vetëm në minutën e 11 ku shënoi Harry Kane pas një kthimi që bëri portieri Hasaan.
Hasaan u lëndua pas këtij goli dhe u detyrua që ta lëshoi lojën duke qarë, derisa Anglia vazhdoi me sulmin në drejtim të tunizianëve.
Por, atëherë kur pritej që së paku Anglia ta shënonte golin e dytë, në skenë doli Kyle Ëalker që pa kurrfarë nevoje ndërhyri në sulmuesin tunezian me brrylë duke shkaktuar penallti.
Nga pika e bardhë u tregua i saktë Sassi që barazoi në minutën e 35’të.
Stërling shpërdroi një mundësi për të shënuar por nuk duket se është në ditën e tij.
Në fund gjithçka përfundoi e barabartë më rezultat 1-1.
(Kosova Sot)