Salah sot debuton në Botëror kundër Rusisë, Polonia dhe Kolumbia i zhvillojnë ndeshjet hapëse

  • 19 June 2018 - 10:38
Salah sot debuton në Botëror kundër Rusisë, Polonia dhe Kolumbia i zhvillojnë ndeshjet hapëse

Real Madridi është klubi i vetëm që mund t’i afrohet çmimit të kërkuar nga Lazio për mesfushorin serb Sergej Milinkovic-Savic.

Përfaqësuesi i Serbisë është vetëm 23-vjeçar, por sezoni i tij i shkëlqyeshëm me Lazion – 14 gola dhe nëntë asiste në 48 ndeshje – ia siguruan atij një vend titullari në Kupën e Botës.

Presidenti i Lazios, Claudio Lottito, është i vështirë të bësh negociata dhe me ngulm po i kërkon 150 milionë euro për Milinkovic-Savic, edhe pse një marrëveshje mbase mund të arrihet për 120 milionë euro plus bonuse.

Sipas Sky Sport Italia, i vetmi klub i gatshëm ta paguajë këtë shumë është Real Madridi.

Juventusi shpreson të ofrojë para dhe të përfshijë lojtarë në mënyrë që ta ulë koston e operacionit.

E Manchester United është shumë i interesuar po ashtu, por është djegur nga presioni pas blerjes së Paul Pogbas për 105 milionë euro.


(Kosova Sot)