Nainggolan konfirmon kalimin në Inter

  • 19 June 2018 - 20:45
Nainggolan konfirmon kalimin në Inter

Radja Nainggolan i ka thënë tifozëve të Romës se “do të shihen në Milan” pasi ka vizituar Trigorian sot

Mesfushori belg është ndërlidhur me një kalim te Nerazzurri, ku do të ribashkohej përsëri me trajnerin e tij të preferuar Luciano Spalletti.

Spt ai ishte në Trigoria ku u takua me disa tifozë të Giallorossi gjatë stërvitjeve, derisa ka thënë se nuk do të jetë më në Roma për sezonin e ardhshëm.

Sipas calciomercato.com, Nainggolan i ka thënë tifozëve gjatë një dreke më ta se nuk do të mbrojë më ngjyrat e ekipit romak.

Ueb-sajti raporton që ai i ka thënë atyre se “do të shihemi në Milan”, e cila gjë tregon se ai është afër kalimit në Inter.

Pritet që Interi do të paguaj 20 milionë euro për shërbimet e belgut dhe do të ofrojë dy deri tre lojtarë në shkëmbim.

 

 

(Kosova Sot)