Nainggolan mohon shkrimet në media: nuk kam folur asgjë për Interin

  • 19 June 2018 - 22:14
Nainggolan mohon shkrimet në media: nuk kam folur asgjë për Interin

Raportet se mesfushori i Romës Radja Nainggolani ka thënë tifozëve se “do të ju shoh në Milan”, janë cilësuar si të “pakuptimta” nga mesfushori i Romës.

Belgu është ndërlidhur me një kalim në San Siro, me trajnerin Luciano Spalletti që thuhet se e pëlqen shumë atë për shkak se kishin luajtur me të bashkë në Romë.

Sot calciomercato.com kishte shkruar që Nainggolan i kishte thënë tifozëve të Romës në një restorant se “do ju takojë në Milan”, por këtë raport e ka mohuar Nainggolan.

I pyetur nga shumë pyetje në profilin e tij në Instagram, Nainggolan ka thënë shkurt: gjëra të pakuptimta”.

 

(Kosova Sot)