Tre gjigantë europian pas Asensios

  • 20 June 2018 - 17:49
Tre gjigantë europian pas Asensios

Tri klube gjigante nga Europa janë duke kërkuar shërbimet e asit të Real Madridit, Asensio

Manchester United, Chelsea dhe Paris Saint – Germain janë në betejë për sulmuesin e Real Madridit, Macro Asensio.

Sipas El Gol Digital, spanjolli dëshiron që të largohet nga Santiago Bernabeu pasi dëshiron siguri se do të këtë më shumë minuta të luajtura nga trajneri i ri Julen Lopetegui.

Duket se ai nuk ka marrë përgjigje nga ai dhe kështu dëshiron që të largohet nga kryeqyteti spanjoll dhe nga ish trajneri i tij me Kombëtaren e Spanjës.


(Kosova Sot)