Trajneri i Argjentinës, dështaku i vërtetë

  • 21 June 2018 - 22:48
Trajneri i Argjentinës, dështaku i vërtetë

Gjithçka bëri gabim, që nga fillimi deri në fund të takimit

Është ky trajneri i Argjentinës Jorge Sampeoli që sipas analistëve rreshtimi taktik 3-4-2-1 ishte njëri prej më të çuditshmit dhe me të këqij që mund të bëhet për Argjentinën.

Sampaoli, bëri edhe gabime të tjera ku la në bankë rezervë Dybalan, Higuainin, Di Marian, Banegan, Romeron dhe një mori lojtarësh të tjerë që kishin mundur ti bënin më shumë problem Kroacisë.

Se Argjentina nuk ja doli të bëj asgjë dhe formacioni që në fushë e futi Sampaoli, e tregojnë edhe statistikat ku Messi thjesht nuk dinte se ku të luante në një rreshtim të këtillë.

E kur një trajner nuk di të menaxhojë me lojtarin më të mirë në Botë atëherë edhe eliminimi mund të ndodh edhe pse këtë duhet të presim deri në ndeshjen e fundit ku Argjentina luan kundër Nigerisë.

Në Grupin D, Kroacia për momentin është skuadra e vetme që e ka kaluar grupin dhe është në rrethin e dytë, kurse nesër zhvillohet ndeshja Islandë – Nigeri.

Nëse Nigeria fiton apo nxjerr barazim atëherë skuadra e dytë që do të kalonte tutje do të përcaktohej në ndeshjen e fundit ku takohen Argjentina – Nigeria dhe Kroacia – Islanda. 

 

(Kosova Sot)