A është ky fajtori për humbjen ndaj Kroacisë?

  • 22 June 2018 - 09:14
A është ky fajtori për humbjen ndaj Kroacisë?

Selektori i Argjentinës është ndër shkaktarët që Argjentina ka humbur në ndeshjen e dytë në Kupën e Botës nga Kroacia.

Ai fajësohet për shkak se nuk diti ta shfrytëzojë Messin në fushë dhe gjithashtu kritika të ashpra mori pasi që la jashtë formacionit lojtarët: Dybala, Higuain dhe Di Maria.

Pas ndeshjes ai ka fajësuar taktikat e tij dhe është munduar ta shpëjtojë Leo Messin nga kritikat për paraqitjen e dobët të tij.

“Mendoj se për shkak të realitetit të ekipit të Argjentinës, ndikon Messi. Ai limitohet sepse ekipi mund të jetë ideal për të aq sa ishte dashur. Si trajner ne duhet të gjejmë mënyrën që këto gjëra të funksionojnë, dhe të përballemi më to ndërsa që unë jam ai që duhet ta pranoj këtë”, ka thënë trajneri Sampaoli. 

 

(Kosova Sot)