Nainggolan konfirmon gjithçka, thotë se Roma e çoi në Inter

  • 22 June 2018 - 11:49
Nainggolan konfirmon gjithçka, thotë se Roma e çoi në Inter

Radja Nainggolan ka zbuluar se largimi nga Roma nuk ishte ideja e tij.

Nainggolan pritet t’i bashkohet Interit për shumën e 24 milionë eurove, në këtë ofertë përfshihen; mbrojtësi Davide Santon dhe lojtari i të rinjve Nicolo Zanilo.

Edhe pse nuk ka ende diçka zyrtare nga dy klubet, duke se transferimi po realizohet, është vet lojtari që ka konfirmuar diçka të tillë.

“Gjithmonë do t’i mbaj ngjyrat verdh e kuq dhe fansat në zemrën time, por ishte klubi ai që dëshironte të më shiste”, tha Nainggolan për Gazzetta dello Sport.

“Interi më të vërtetë më dëshironte, më shumë se të tjerët. I falënderoj për këtë. Do e gjejë një trajner të madh atje, jam shumë i lumtur të punojë përsëri me Spalletin”.

“Dua t’i falënderoj të gjithë fansat për këta stinorë që kaluam bashkë. Ata më përkrahën gjithnjë. Nuk do t’i harroj kurrë”.

“Largimi nuk ka qenë ideja ime, ishte një vendim i klubit”, theksoi mes tjerash belgu. 

 

(Kosova Sot)