The Guardian: “Babai i Xhakës u burgos dhe u keqtrajtua në ish-Jugosllavi”

  • 23 June 2018 - 10:37
The Guardian: “Babai i Xhakës u burgos dhe u keqtrajtua në ish-Jugosllavi”

Gazeta prestigjioze “The Guardian” nga Britania e Madhe është përkujdesur që ta shkruajë njërin prej shkrimeve më të veçanta për fitoren e madhe të shqiptarëve të Zvicrës ndaj Serbisë në Botërorin që po mbahet në Serbi.

“The Guardian” e nis artikullin me fundin e zjarrtë të ndeshjes, për të cilin u përkujdes Xherdan Shaqiri.

“Është dashur të jenë ata. Papritmas, në minutën e fundit, Xherdan Shaqiri po vraponte, serbët e ndiqnin por nuk arritën ta ndalnin para se ai të lëshonte topin nën Vladimir Stojkoviqin. Ishte gol që mposhti Serbinë dhe e vuri Zvicrën në pozitë të fortë për të kaluar grupin, por kjo kishte më shumë domethënie”, ka shkruar “The Guardian”.

“Derisa kthehet dhe bërtet, heq fanellën, shfaq muskujt dhe bën shqiponjën. Përkrah tij, Granit Xhaka e bëri të njëjtën – për herë të dytë në ndeshje”, shkruan më tej prestigjiozja britanike.

“The Guardian” kujton se për dyshen golashënuese kjo ishte më shumë se një ndeshje mes përfaqësueseve. Ajo përmend burgosjen e babait të Granitit, Ragip Xhakën që kishte protestuar për pavarësinë e Kosovës në ish-Jugosllavi.

“Xhaka barazoi, me një goditje të fuqishme prej 20 metrave, tani Shaqiri u përkujdes për fitoren. Dy kosovarë, dy golashënues, në një stadium ku rusët dhe serbët u bën bashkë për të përkrahur një ekip që Shaqiri dhe Xhaka nuk e shohin si kundërshtar të zakonshëm. Shaqiri ka flamurin e Kosovës në këpucë. Babai i Xhakës u burgos dhe u keqtrajtua në ish-Jugosllavi”, shkruan “The Guardian”.

“Së bashku me Valon Behramin, vërshëlleheshin nga turma që këndonte: ‘Serbia-Rusia! Serbia-Rusia’. Një baner i deklaroi dy shtetet si ‘vëllezër’”, shkruan ajo.

(Kosova Sot)