Gjendet i vdekur tifozi i Messit që u zhduk pas humbjes së Argjentinës ndaj Kroacisë

  • 24 June 2018 - 09:52
Gjendet i vdekur tifozi i Messit që u zhduk pas humbjes së Argjentinës ndaj Kroacisë

Gjendet i vdekur tifozi i Messit që u zhduk pas humbjes së Argjentinës ndaj Kroacis.

Trupi i Dinu Alex, i cili vinte nga Arumanoor – një fshat i vogël në brigjet e Lumit Meenachil në Indi – u gjet i vdekur në lumin e njëjtë.

Alex ishte zhdukur që prej humbjes së Argjentinës në ndeshjen e dytë të fazës grupore kundër Kroacisë në Kupën e Botës në Rusi.

Alex, i cili kurrë nuk ka luajtur futboll, i ka ndjekur ndeshjet e ligave të mëdha dhe ka qenë tifoz i flakët i Messit. Ai punonte si llogaritar në një firmë private dhe u kishte thënë kolegëve para ndeshjes se Argjentina do të fitonte dhe se heroi i tij do të shënonte. 

(Kosova Sot)