‘FIFA’ hetim disiplinor kundër Xhakës dhe Shaqirit, reagon ashpër Ardit Gjebrea

  • 24 June 2018 - 11:46
‘FIFA’ hetim disiplinor kundër Xhakës dhe Shaqirit, reagon ashpër Ardit Gjebrea

Gjesti i shqiponjës pas dy golave të Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës ka shkaktuar shumë polemika në gjithë mediat ndërkombëtare. Disa e kanë cilësuar thjesht si një festim, e disa të tjerë si një provokim ndaj serbëve dhe mund të interpretohet si qëndrim politik.

Image

 

Duke qenë se ‘FIFA’ dënon çdo gjë që ka lidhje me motivet politike, ka vendosur të nisë një hetim disiplinor kundër Xhakës dhe Shaqirit. Për këtë arsye të gjithë shqiptarët kanë nisur të flasin kundër ‘FIFA’-s dhe të dalin në mbrojtje të dy futbollistëve. Një ndër personazhet që ka reaguar më ashpër për këtë çështje është Ardit Gjebrea. Ai ka publikuar një artikull të ‘The Guardian’ që flet për hetimin disiplinor dhe ka shkruar: “FIFA?! Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka nuk kanë treguar gishtin e mesit, por thjesht simbolin e një Shqiponje! Nëse edhe FIFA nakatoset me prapambetjen e disa mendjeve të Ballkanit, mjerë Bota e Futbollit! Gjithsesi, faleminderit për publicitetin!”. 
Image



(Kosova Sot)