FBK-ja tërheq numrin 15 në nder të Gazmend Sinanit

  • 25 June 2018 - 10:20
FBK-ja tërheq numrin 15 në nder të Gazmend Sinanit

Federata e Basketbollit të Kosovës ka marrë vendimit për të tërhequr fanellën me numër 17 në përfaqësuese për nder të Gazmend Sinanit, i cili humbi tragjikisht jetën në një aksident rrugor pak ditë më parë në Gjakovë.

Kryetari Arben Fetahu e konfirmoi këtë vendim përmes një postimi në Facebook.

Fetahu shkruan se Sinani ishte i vetmi që e kishte bartur këtë numër në përfaqësuesen e basketbollit.

“Ishe i pari që veshe fanellën e Kombëtares me numër 15. Atë numër e kërkove prapë pardje. Atë numër do ta mbash përgjithmonë vetëm ti, Gazi ynë. Numri 15 i Kombëtares sonë do të pensionohet me emrin tënd, Gazmend Sinani”.

Në aksidentin ku humbi jetën Gazmend Sinani u lënduan edhe tre basketbollistë të tjerë: Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina dhe fizioterapeuti Kujtim Shala.


(Kosova Sot)