Juventusi futet në garë për Godinin

  • 25 June 2018 - 13:06
Juventusi futet në garë për Godinin

Juventusi ka hyrë garë për qendërmbrojtësin e Atletico Madridit, Diego Godin, për uruguajanin janë të interesuar edhe disa klube të mëdha evropiane.

Godin është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin spanjoll, dhe me një shumë prej 20 milionë eurove mund të arrihet ndonjë marrëveshje për të.

Diego Godin është pjesë e Atletico Madridit që nga viti 2010, pas transferimit të tij nga Villarreali për tetë milionë euro.

Ai pritet të luajë në ndeshjen finale të grupit A mes Uruguait dhe Rusisë, të dyja skuadrat kanë nga gjashtë pikë, dhe sonte do të zbulohet se kush do ta sigurojë vendin e parë. 

 

(Kosova Sot)