Disa nga fotografitë gjatë festimi të lojtarëve kroat pas fitores kundër Anglisë - Sport - Kosova Sot
Disa nga fotografitë gjatë festimi të lojtarëve kroat pas fitores kundër Anglisë

Disa nga fotografitë gjatë festimi të lojtarëve kroat pas fitores kundër Anglisë

Kroacia siguroi biletën për në finalen e Kampionatit Botëror për herë të parë në historinë e tyre. Kroacia ka mposhtur Anglinë me rezultatin 2-1 pas një nate të gjatë për të dyja skuadrat.

Kroacia ishte duke humbur me rezultatin 1-0 që nga minuta e 5’ pas një goli të bukur nga Kieran Trippier. Kroacia tentoi vazhdimisht për ta ndryshuar rezultatin dhe atë e arriti me anë të Ivan Perisicit i cili barazoi gjithçka në minutën e 68’.

Pasi rezultati ishte i barabartë, skuadrat shkuan në vazhdime, ku Kroacia doli fitimtare pas golit të Mario Mandzukicit në minutën e 109’, gol ky që i dërgoi kroatët në finale ku do të përballen me Francën.

Më poshtë mund t’i shihni disa nga fotografitë që u realizuan në mesin e lojtarëve kroat duke festuar fitoren historike për ta. 

(Kosova Sot)

10 orë e 37 minuta më parë
20/09/18