Pele për sukseset e Mbappes: Nëse vazhdon t’i thyej rekordet e mia, do të më detyrojë të kthehem në fushë

  • 17 July 2018 - 13:45
Pele për sukseset e Mbappes: Nëse vazhdon t’i thyej rekordet e mia, do të më detyrojë të kthehem në fushë

Franca është kampion i botës gjatë mbrëmjes së kaluar në shtetin rus.

Francezët triumfuan në finalen e zhvilluar në stadiumin Luzhniki kundër Kroacisë me rezultat 4-2.

Një prej golashënuesve ishte edhe Kylian Mbappe, i cili është bërë lojtari i dytë më i ri që ka shënuar në finale të Kupës së Botës.

Në fakt, Pele rezulton të jetë futbollisti që ka shënuar në një finale Botërori në moshën më të re, vetëm 17 vjeç dhe 49 ditë.

Braziliani e ka përgëzuar lojtarin francez për këtë të arritur duke i uruar mirëseardhje në klubin e U-20.

“Vetëm adoleshenti i dytë që shënon gol në një finale të Kupës së Botës. Mirë se vjen në klub. Është bukur të kesh shoqëri”, shkroi Pele, i cili në një tjetër postim “kërcënoi” francezin “Nëse Mbappe do të vendoste të vendosë të vazhdojë të barazojë rekordet e mia, atëherë mundet edhe që të fshij sërish pluhurin nga këpucët e mia”.

Ndërkohë i menjëhershme ishte edhe reagimi i yllit të PSG-së, “Mbreti mbetet gjithmonë mbret”. Theksojmë se Mbappe është shpallur edhe  si Lojtari më i mirë i ri i Kupës së Botës”.

Ndryshe, aktualisht 77-vjeçar, Pele në vitin e largët të 1958 ishte shpallur kampion bote me Brazilin.

(Kosova Sot)