Zyrtare: Trajneri i Islandës jep dorëheqje

  • 17 July 2018 - 13:54
Zyrtare: Trajneri i Islandës jep dorëheqje

Heimir Hallgrimsson është larguar nga detyra e trajnerit të Islandës pas shtatë viteve.

51-vjeçari udhëhoqi vendin e tij në Kampionatin Botëror për herë të parë dhe duke e eliminuar Anglinë në Euro 2016 në 1/8 e finales me rezultatin 2-1.

Pasi Islanda përfundoi në vendin e fundit të grupit në Rusi, largimin e tij e ka konfirmuar Federata e Islandës përmes Twitterit. 

“Asociacioni i Futbollit të Islandës e konfirmon se Heimir Hallgrimsson nuk do të vazhdojë më si trajner i kombëtares për meshkuj”.

“Hallgrimsson largohet nga detyra me dëshirën e tij pas shtatë viteve”. 

Ish-trajneri i Islandës po ashtu është një stomatolog i kualifikuar.


(Kosova Sot)