Statistikat dhe rezultati i pjesës së parë, Prishtina – Fola

  • 19 July 2018 - 20:06
Statistikat dhe rezultati i pjesës së parë, Prishtina – Fola

Dyzet e pesë minutat e parë të ndeshjes së kthimit mes Prishtinës dhe Fola Esch në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Evropa Ligës është mbyllur baras pa gola në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë.

Në një pjesë të parë me shumë ndërprerje dhe të dominuar nga mysafirët në fillim, ishte Prishtina që pati rastet më të mirë për shënim dhe një donim të lehtë në fund të pjesës së parë.

Abdul Khalid e pati rastin më të mirë deri në ato momente kur dy minuta para fundit nuk ia doli ta qëllonte portën edhe pse i papenguar në vijë të 16-metershit.

Krejt në fund të pjesës së parë Meriton Korenica e huqi portën nga rreth pesë metra largësi.

Prishtinës i duhet fitorja për të kaluar në rrethin e dytë kualifikues, pasi në ndeshjen e parë ka barazuar 0-0 në udhëtim.

 

 

(Kosova Sot)