Ancelotti e dëshiron mesfushorin e Bayernit në skuadrën e tij

  • 20 July 2018 - 09:35
Ancelotti e dëshiron mesfushorin e Bayernit në skuadrën e tij

Mesfushori kilian, Arturo Vidal mund të kthehet përsëri në Serie A. Aventura e tij te Bayern Munich po shkon drejt fundit.

Reprezentuesi i Kilit nuk preferohet nga trajneri i ri i bavarezëve, Niko Kovaq, i cili ka dhënë miratimin për shitjen e tij gjatë këtij afati kalimtar.

Nga ana tjetër edhe drejtuesit e Bayernit duan ta shesin këtë vit, për të mos e humbur me parametra zero vitin e ardhshëm. 

Për mesfushorin 31-vjeçar ka adhurues të shumtë në Itali, ku Napoli i Carlo Ancelottit duket në krye të listës së favoritëve për të marrë shërbimet e tij.

Trajneri italian ka punuar me Vidalin gjatë periudhës që drejtoi Bayernin dhe njeh mjaft mirë cilësitë e tij në fushën e lojës. 

(Kosova Sot)