Interi afër Vrsaljkos

  • 20 July 2018 - 10:47
Interi afër Vrsaljkos

Interi është afër nënshkrimit me mbrojtësin e krahut të djathë nga Atletico Madridi, i cili dëshiron të rikthehet në Itali.

Kroati ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm te Interi gjatë kësaj vere, i cili është kandidati i parë në listë, para Matteo Darmianit dhe Davide Zappacostas.

Vrsaljko ia ka bërë të qartë Atletit se ai dëshiron të largohet, ka shkruar Gazzetta dello Sport.

Oferta e Interit është 6 milionë euro për huazim me opsion për ta blerë për 25 milionë euro. Ndërsa klubi spanjoll insiston që ta shesë lojtarin menjëherë

(Kosova Sot)