Man City e fillon me humbje

  • 21 July 2018 - 09:19
Man City e fillon me humbje

Manchester City ka humbur 1-0 nga Borussia Dortmundi në “International Champions Cup”. Në ndeshje debutoi edhe lojtari i sapo blerë, Riyad Mahrez.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi mesfushori gjerman, Mario Gotze nga penalltia në minutën e 28’.

Dortmundi ndeshjen e radhës e zhvillon me Liverpoolin të dielën. Edhe Man City do të përballet në ndeshjen e radhës me ekipin e Jurgen Klopp. Kjo sfidë do të zhvillohet me 25 korrik.


(Kosova Sot)