Gattuso tregon të ardhmen e Bonuccit

  • 21 July 2018 - 20:50
Gattuso tregon të ardhmen e Bonuccit

Gennaro Gattuso ka shkaktuar edhe më shumë paqartësi rreth të ardhmes së leonardo Bonuccit

Mediat në Itali janë të bindura se Leonardo Bunucci do të largohet gjatë kësaj vere, me Manchester Unitedin dhe PSG-në të interesuara për të.

Edhe më shumë paqartësi ka shkaktuar trajneri Gennaro Gattuso, i cili tha se Milan dëshiron ta mbaj, por nganjëherë duhet respektuar edhe dëshirat e lojtarit.

“Bonucci është një njeri i madh dhe dëshiron të fitojë gjithmonë, ashtu si edhe Milani. Bëhet fjalë për një futbollist të rëndësishëm, për më tepër kapiten të skuadrës dhe shoqëria dëshiron ta mbajë me çdo kusht, por ndonjë herë duhen respektuar edhe vendimet personale të lojtarëve”, tha trajneri i Mialnit.


(Kosova Sot)