Barcelona interesohet për Yann Sommer

  • 22 July 2018 - 14:22
Barcelona interesohet për Yann Sommer

Barcelona është duke kërkuar për një portier të ri.

Portieri holandez, Jasper Cillessen ka kërkuar largimin nga klubi katalunas gjatë afatit kalimtar të verës.,

Cillessen nuk ka arritur dot të jetë konkurrent me gjermanin Marc Andre Ter Stegen dhe kësisoj ka kërkuar largimin.

Kampionët e Spanjës janë duke kërkuar transferimin e një portieri gjatë këtij afati kalimtar.

Tani klubi kataluans është futur në garë për portierin zviceran, Yann Sommer.

Sommer pati paraqitje të jashtëzakonshme me Zvicrën në Kampionatin Botëror Rusia 2018.

Por edhe me klubin gjerman Borussia Moenchegladbach, Sommer ka zhvilluar ndeshje të mira.

Sipas medieve gjermane, Barcelona është e gatshme të shpenzojë rreth 15 milionë euro për transferimin e Sommer.

Gjithsesi skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverde alternativë e ka edhe belgun Simon Mignolet. 

(Kosova Sot)