Ibrahimovic: Amerika është me fat që nuk erdha 10 vjet më parë
Zlatan Ibrahimoviç, sulmuesi i LA Galaxy, iu përgjigj pyetjes nëse futbolli në SHBA ndryshoi me ardhjen e tij në ligën amerikane.
“Nuk e di nëse ka ndryshuar, unë po bëj vetëm punën time. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë me fat që nuk erdha këtu 10 vjet më parë, sepse unë do të bëhesha presidenti i tyre”, tha Ibra.
Pas arritjes nga Manchester United, sulmuesi suedez me origjinë boshnjake ka luajtur në 15 ndeshje dhe i ka shënuar 12 gola.
(Kosova Sot)