Bacca dhe Silva mund të largohen nga Milan

  • 10 August 2018 - 18:04
Bacca dhe Silva mund të largohen nga Milan

Leonardo ka konfirmuar se Carlos Bacca dhe Andre Silva mund të shiten, por Manuel Locatellit nuk i është thënë se do të largohet nga Milan

Menaxher gjeneral ishte sot në Casa Milan për të prezantuar dy lojtarët më të rinj të kësaj skuadre, Ivan Strinic dhe Pepe Reina dhe ai është pyetur për lojtarët që mund të largohen.

“Ne kemi marrëdhënie të mira me Baccan”, ka thënë Leonardo.

“Po përpiqemi që ti zgjedhim gjërat në një atmosferë pozitive, ai e di situatën dhe i di nevojat e veta, ne shikojmë nëse mund ti zgjidhim këto situata. Mund të qëndroi”.

“Sa për Andre Silvan, ka disa situata që ne jemi përpjekur që ti kuptojmë. Ne kemi nevojë që ti kuptojmë qëllimet e të gjithëve dhe në disa raste është e vështirë, po përpiqemi që ta rindërtojmë ekipin”.

“Është e mundshme që ai të largohet, por do ta shohim si”.

Manuel Locatelli po ashtu është lidhur me një kalim në Sassuolo, por mesfushori i ri nuk do të largohet.

“Asnjëherë nuk kemi menduar që Locatelli të largohet”.

 

(Kosova Sot)