Roger Federer konsiderohet favorit, eliminohet Serena Williams

  • 15 August 2018 - 12:41
Roger Federer konsiderohet favorit, eliminohet Serena Williams

Roger Federer e ka filluar në mënyrën më të mirë turneun e Cincinnatit. Zviceriani ka mundur në 2 sete gjermanin Gojowczyk me rezultatin 4-6 4-6.

Pas tërheqjes së Rafael Nadal, legjenda e tenisit konsiderohet favorit për marrjen e titullit në tokën amerikane së bashku me Novak Djokovic.

Suprizë ishte eleminimi i Kyle Edmund. Britaniku u mposht në 1 orë e 53 minuta nga kanadezi Denis Shapovalov. 19-vjeçari konsiderohet si një nga talentët më të mëdhenj të tenisit në botë, e pritet që të arrijë shumë lart edhe në këtë turne.

Për sa i përket femrave, Serena Williams tregoi se nuk është në ditët e saj më të mira. Amerikania u mund nga Petra Kvitova me rezultatin 6-3 2-6 6-3. Forma e dobët që 36-vjeçarja po kalon u vu re dhe në San Jose, ku u eliminua që në raundin e parë.

Wshtw eleminuar gjithashtu dhe Victoria Azarenka. Bjellorusja, e pati shumë të vështirë ndeshjen me francezen Caroline Garcia duke u mundur 2-0 me sete në 1 orë e 36 minuta. Fitore arriti italiania Camila Giorgi që mundi lehtësisht letonezen Sevastova 6-2 6-3.

(Kosova Sot)